Mishel

Mishel është 9-vjeçe dhe vjen nga Tirana. Muzika është pasioni i saj më i madh . Ka shumë qejf kafshët prej pellushi madje u ka vënë kusht prindërve që në çdo udhëtim duhet t’i blejnë një të tillë. Deri tani ajo mund të ketë 30 pellusha në shtëpi. Pasionet e Mishelit janë piktura dhe aktrimi. Deri tani pjesëmarrja në “The Voice Kids” është gjëja më e bukur që i ka ndodhur. Në Audicionet e Fshehura ajo arriti të kthejë karrigen e Arilenës me këngën “Scars to Your Beautiful” dhe në skenë u shoqërua nga pellushi i saj fatsjellës “Fantazi”.