Natalia

Natalia është 13-vjeçe dhe jeton në Kretë me familjen e saj. Ka filluar të këndojë që në moshën 4-vjeçare dhe shpeshherë merr pjesë në aktivitetet muzikore në shkollë. Pasioni i saj më i madh krahas të kënduarit është volejbolli dhe e ushtron atë sa herë të mundet. Në Shqipëri ka ardhur enkas që të konkurrojë në këtë spektakël dhe thotë se kjo është gjëja më e bukur që i ka ndodhur deri tani.  Natalia arriti të kthejë të gjithë trajnerët me performancën e saj energjike të këngës “Me Too”.