Neart

Nearti është 10-vjeç dhe jeton në Durrës me familjen e tij. Ai është një nxënës i shkëlqyer në shkollë dhe përpos kësaj mëson pianon e kitarrën. Ka marrë pjesë në festivale dhe aktivitete të ndryshme në Durrës. Në konkursin “Zërat e Rinj” fitoi çmimin e tretë. Ai e dashuron muzikën por kur të rritet dëshiron të bëhet pedagog si mami. Nearti ndjek edhe një kurs basketbolli të cilin e pëlqen jashtë mase. Kënga me të cilin u shfaq në Audicionet e Fshehura ishte “Rockabye” që bëri për vete Miriamin.