Noa

Noa është 11-vjeç dhe vjen nga qyteti i Gjilanit. Megjithëse i pëlqen shumë muzika, pasioni i saj i vërtetë është aktrimi dhe mendon se në të ardhmen mund ta zgjedhë si profesion. Familja e saj përbëhet nga 6 anëtarë te cilët janë prindërit, vëllai, motra dhe gjyshërit. Këngëtari i saj i preferuar është Alban Skënderaj. Në skenën e Audicioneve të Fshehura Noa këndoi këngën e  Britney Spears “Toxic” . Për të u kthyen të gjithë trajnerët. Noa fitoi Betejën kundrejt Marias dhe Enkelës me këngën “Derniere Danse”.