Olta

Olta është 12-vjeç dhe jeton në Gjilan me familjen. Ajo vjen nga një familje artistësh dhe dëshiron që në të ardhmen të bëhet një këngëtare me fame botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora. Olta marrë pjesë edhe në disa festivale në Preshevë e Gjilan. Sporti i saj i preferuar është volejbolli. Ka dy ëndrra të mëdha, të jetë pjesë e “The Voice Kids” dhe të udhëtojë në të gjithë botën. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “Girl on Fire” dhe ia doli të kthejë karrigen e skuadrës Gjoka.