Rron

Rroni është 12-vjeç dhe jeton në Gjilan. Ai ka nisur të këndojë në moshën 7-vjeçare pasi xhaxhai dhe halla e tij kuptuan se kishte talent në muzikë. Ai ka qenë pjesë e shumë festivaleve për fëmijë në Kosovë gjithashtu ka ndjekur shkollën e muzikës për kitarrë dhe kanto. Këngëtarja e tij e preferuar është Ariana Grande dhe krahas adhurimit për të dhe muzikën pop,  në të ardhmen ai dëshiron të bëhet edhe një stilist i famshëm. Kohën e tij të lire e kalon më së shumti duke krijuar skica për veshje të ndryshme.  Rroni gjatë Audicioneve të Fshehura u paraqit me këngën “Tattood Heart” nga Ariana Grande, një performancë e cila i bëri të gjithë trajnerët të shtypnin butonët e kuq. Rroni arriti të kualifikohet në Netët Live. Ai ishte në Betejë me Rumejsën dhe Dominikun. Rroni do të prekë edhe Gjysmëfinalen. Gjatë Natës së parë Live ai performoi këngën “What a Wonderful World” gjithashtu këndoi edhe në duet me Blinerën.