Sara

Sara është 14-vjeç dhe që prej moshës 3-vjeçare është shpërngulur në SHBA me familjen e saj. Ajo ka udhëtuar enkas nga Amerika për të qenë pjesë e “The Voice Kids”. Ka kënduar që kur ishte në kopësht dhe në shkollë merr gjithmonë pjesë në shfaqje muzikore. Në të ardhmen dëshiron të ketë një studio muzikore të vetën dhe të bëhet terapiste. Dashuria e saj më e madhe janë kafshët. Ajo i do pafund dy qenushët e saj. Sara di të luajë instrumente si piano dhe ukulele. Në Audicionet e Fshehura ajo performoi këngën “Miss Movin On” që i bëri të 3 trajnerët të kthejnë karriget. Sara doli fitimtare në Betejën mes Elmës dhe Erës teksa performuan këngën “What do you want from me”.