Sildi

Sildi është 11-vjeç dhe vjen nga qyteti i Beratit. Ai ka 6 vite që këndon dhe talentin e tij e ka zbuluar motra e madhe e cila e mbështet pafund. Sildi këndon shumë me të dhe ajo e ka ndihmuar për të bërë aplikimin, audicionin dhe përgatitjen për në Audicionet e Fshehura. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në qytetin e tij dhe kur të rritet dëshiron të bëhet i famshëm si Alban Skënderaj. Ka shumë qejf pikturën dhe në të ardhmen mund të bëhet edhe arkitekt. Në Audicionet e Fshehura ai u paraqit me këngën “Baby”  të Justin Bieber duke kthyer karriget e Miriamit dhe Gjokave.