Sofika

Sofika është 13-vjeçe dhe vjen nga Përmeti. Ajo ka rreth 2 vite që merret me muzikë dhe ka zbuluar se ky është një pasion shumë i madh i saji. Talentin i’a spikati profesori i muzikës dhe tashmë ajo këndon në të gjitha aktivitetet e shkollës dhe të qytetit. Pasionet e tjera të saj janë kërcimi dhe aktrimi. Kohën e lirë Sofika e kalon me shoqet e saj duke luajtur lojra të ndryshme. Kur të rritet ajo dëshiron të bëhet gjykatëse që të vendosë drejtësi. Për Sofikën “The Voice Kids” është një ëndërr e madhe. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “Faded” për të cilën u kthyen Gjokat dhe Arilena.