Violeta

Violeta është 10-vjeç, ka lindur në Itali por është rikthyer ne Shqipëri në vitin 2010. Jeton me prindërit, vëllain 13 vjeçar dhe gjyshërit në qytetin e Durrësit. Ajo merret prej 1 viti me muzikë. Ka kënduar në festivalin folklorik të QKF-së ku ka marrë çmimin e pare si dhe në festivalin “Zërat e Rinj” Durrës, ku ka marrë çmimin e dytë. Violeta ka shumë hobi: të gatuajë, të lexojë, të kërcejë, të shkruajë dhe të udhëtojë. Ëndrrat e saj më të mëdha janë të bëhet këngtare, të bëhet doktoreshë si edhe të fitojë edicionin e tretë të “The Voice Kids”. Në Audicionet e Fshehura ajo u prezantua me këngën “Bring me to Life” të grupit Evanescence ndërkohë që për të u kthyen trajnerët Arilena Ara dhe Gjoka.