Vullnet

Vullneti është 14-vjeç dhe vjen nga Mitrovica. Ai ka kënduar që në moshën 4-vjeçare dhe muzika është pasioni i tij më i madh. Ishin prindërit ata të cilët e nxitën të merrej me muzikë dhe leksione pianoje. Vullnetit i pëlqen të krijojë poezi, tekste këngësh madje ka kompozuar vetë një të tillë.  Është pjesë e korit të shkollës dhe i pëlqejnë garat televizive. Falë përformancës me këngën “Mrekullia e 8-të”, ai arriti të rrëmbente zemrën e Arilenës.