Gati në përfundim të këtij cikli të parë të sukseshëm përzgjedhës, Kamela Islamaj, pjesë e panelit rrëfen se ishte një punë shumë e bukur, tejet emocionuese por dhe e vështirë.

Kamela shprehet se fëmijët përpos talentit, kanë dhe një simpati dhe ëmbëlsi që të bëjnë të lëkundesh nga gjykimi i ftohtë për një moment. E megjithatë fëmijët janë paraqitur dinjitozë me këngë të vështira për moshën në rastet më të shumta, por që kanë ditur t’i bëjnë të tyret.

Ndërkohë, Gent Myftaraj tregon se gjatë këtyre muajve ka mbetur shpeshherë i surprizuar me nivelin e lartë artistik që shumë fëmijë përshfaqën. Ai është i bindur që ky edicion i ‘The Voice Kids’ do të jetë një zbulim talentesh që do të mbahen mend gjatë.