E premtja trokiti shumë shpejt dhe jemi gati të njihemi me të tjerë talente në natën e dytë të Audicioneve të Fshehura.

Ashtu si javën e kaluar, trajnerët do të jenë në luftë për rrëmbyer në skuadrën e tyre zërat më të mirë të kësaj mbrëmjeje.

Ka ende shumë vende që priten të mbushen në skuadrat e trajnerëve. Kujtojmë se deri tani Miriam Cani ka 4 konkurrentë në skuadrën e saj, Gjokat 3 ndërsa Arilena Ara 2.

Kush do të arrijë të marrë më shumë artistë në skuadër? Për kë do të shtypen butonat dhe cilat janë momentet që do të na transmetojnë emocionet më të mëdha?

Këtë e zbuloni sonte në orën 21:00 vetëm në ekranin e Top channel, nën drejtimin e moderatores Dojna Mema!