Shkodra dhe fëmijët që këndojnë janë një binom i njohur suksesi. Me qindra fëmijë dhe prindër presin çastin që do të shënjojë nisjen e një aventure të re, me spektaklin më të madh të talenteve sot në mjediset ku zhvillohen audicionet. Kamela Islamaj, pjesë e panelit përzgjedhës, ka ndaluar para fillimit të punës në mjediset e Qendrës Kulturore, ku fëmijët të lumtur që e takojnë kanë kërkuar autografe dhe foto për t’i postuar në rrjetet e tyre sociale.

Duket tepër e natyrshme për fëmijët që kanë nisur audicionet, të jenë përpara mikrofonit. Lirshmëria, spontaniteti, po i mundin emocionet, duke bërë që të nxjerrin në pah sa më mirë potencialin e tyre artistik. Rrugëtimi i Shkodrës për në ‘The Voice Kids’ ka nisur me stil dhe shumë premisa.