Mbyllen në mbrëmje audicionet që kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm në Tiranë për  edicionin e ‘The Voice Kids’. Pjesëmarrja ka qenë masive dhe si pasojë shumë fëmijë do të duhet të presin audicionin e datës 14 tetor për të dalë përpara panelit përzgjedhës.  Larmishmëria e zërave dhe karaktereve premtojnë një spektakël të sigurtë!

‘The Voice Kids’ do të vazhdojë audicionet në qytetet e tjera në datat që vijojnë:

12 Shtator 2017 – Audicioni i Vlorës, Pallati i Kulturës, ora 13:00

15 Shtator 2017 – Audicioni i Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00

19 Shtator 2017 – Audicioni i Korçës, Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00

22 Shtator 2017 – Audicioni i Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00