Përfunduan audicionet për ‘The Voice Kids’ në qytetin e Vlorës. Fëmijët që performuan përballë panelit përzgjedhës sollën një valë emocionesh pozitive. Dita u përjetua jo si një garë, por si një festë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre. Në audicione u paraqiten më shumë fëmijë sesa kishin aplikuar në formularët online, duke e bërë ditën më intensive.

Kërkimi i talentit do të vijojë në qytetet e tjera në ditët në vazhdim. Ndalesa e radhës do të jetë në 15 Shtator 2017, me Audicionin e Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00.

Ju mirëpresim!