Dhjetra fëmijë të shoqëruar nga familjarët u gjendën që në orët e para të mëngjesit në dyert e Teatrit të Kukullave dhe plot energji nisën provat për këngët që ata kishin përzgjedhur.

Skuadra e “The Voice Kids” hapi dyert në orën 11:00 duke mirëpritur të gjithë të vegjlit që duan të provojnë zërin e tyre dhe të bëjnë ëndrrën realitet për t’u bërë pjesë e këtij spektakli që zbulon talente të paharrueshëm.

Audicionet ende vazhdojnë pasi dita është e gjatë dhe e tillë është edhe pjesëmarrja.  Ndërkohë që tingujt muzikorë po pushtojnë sallën e Teatrit të Kukullave ajo që bie menjëherë në sy është energjia e të vegjëlve korçarë dhe dëshira për të dhënë maksimumin gjatë Audicionit.