Audicionet e Prishtinës po vazhdojnë tashmë me shumë entuziazëm. Ka nisur kështu gara për të treguar talentin. Hyrja e studiove të Top Channel gumëzhin nga zërat e fëmijëve, të cilët janë të përgatitur për një performancë që do t’u ndryshojë rrjedhën e jetës.

Pjesëmarrja në audicione është e larmishme. Nuk kanë ardhur vetëm fëmijë nga qyteti i Prishtinës, por nga të gjitha qytetet e Kosovës, enkas për ‘The Voice Kids’.  Pasi kanë plotësuar formularët në hyrje, ata ngjisin shkallët drejt mini skenës dhe duken të gjithë shumë të sigurtë për atë që duan, të shkëlqejnë në spektaklin më të rëndësishëm të talenteve në Shqipëri!