Audicionet e ‘The Voice Kids’ kanë bërë ndalesën e fundit aty dhe ku kanë nisur. Sot në orën 11:00, është çelur auidicioni i fundit, i cili po zhvillohet në Tiranë, në studiot e Top Channel, tek piramida.

Ky është audicioni final, që synon t’u japë mundësinë të gjithë fëmijëve që nuk kanë mundur më parë të vijnë dhe të tregojnë talentin e tyre për të fituar një biletë për në skenën e ‘The Voice Kids’. E veçanta e audicionit të sotëm është diversiteti gjeografik i pjesëmarrsëve. Presin të performojnë përpara panelit këngët e tyre fëmijë nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Ndihen shumë emocione në ajër, si nga fëmijët ashtu dhe prindërit që i shoqërojnë. ‘The Voice Kids’ është mundësia që prisnin për të shkëlqyer!