Pas vërshimit të fëmijëve në Audicionet e Prishtinës, skuadra e “The Voice Kids” rikthehet sërish në Shqipëri këtë herë për atë të Durrësit.

Për herë të parë zhvendosemi në këtë destinacion për të kërkuar talente të pazbuluar. Duhet të theksojmë se ky Audicion është i parafundit për këtë edicion dhe se “The Voice Kids 3” do të zhvillojë edhe atë përfundimtarin në Tiranë si mundësia e fundit për të konkurruar.

“The Voice Kids” po ju kërkon! Ejani të bëni ëndrrat tuaja realitet dhe pse jo të prekni ëndrrën për t’u bërë pjesë e këtij spektakli madhështor e të paharrueshëm. Më datë 23 Qershor do të shihemi në Durrës ku që prej orës 11:00 do ju mirëpresim në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Mos mungoni!