Bëhuni gati këtë të Premte, ‘The Voice Kids’ ju fton të gjithëve në Audicionet e Fshehura!

The Voice of Kids tashmë duke filluar që nga kjo e Premte (8 Dhjetor), do të nisë xhirimet e spektaklit që do të startojnë në muajin Janar me Audicionet e Fshehura.

Stafi i spektaklit të njohur i cili këtë vit vjen në versionin “junior” mirëpret të gjithë fansat e patentës së njohur ndërkombëtare, që kanë dëshirë të ndjekin fazën e Audicioneve të Fshehura.

“Të interesuarit do të kenë mundësinë të shohin të parët skenën e pazbuluar ende për ndjekësit e ekranit, të njohin nga afër trajnerët, të përjetojnë emocionet e talenteve dhe të zbulojnë në kohë reale për cilët konkurrentë do të shtypet butoni i kuq.”- premton The Voice Kids 2.

Audicionet e Fshehura do të zhvillohen ditën e Premte, datë 8 Dhjetor, në orën 13:30, pranë studiove të Top Channel në Mëzez, Kashar./IMAlbania.com/