Edhe pak orë na ndajnë nga nata e parë e spektaklit më të shumëpritur të momentit.

“The Voice Kids” rikthehet me sezonin e tij të tretë ku si gjithmonë vetëm më të mirët do të prekin skenën e këtij talent-show. Ata vijnë bashkë me emocionet, historitë dhe ëndrrat, për t’i ndarë me ne e për të na mahnitur me zërat e tyre.

Do të jenë 54 artistë të vegjël që do të kalojnë fazën e parë dhe më emocionuesen, atë të Audicioneve të Fshehura. Në 6 javët e para, do të shihni se cilët do të jenë zërat për të cilët trajnerët do të shtypin butonin e kuq.

Në përfundimin e kësaj faze, trajnerët Miriam Cani, Aleksandër e Renis Gjoka dhe Arilena Ara do të kenë 18 konkurrentë në skuadrat e tyre që do përballen me njëri-tjetrin në fazën e Betejave! 6 më të mirët e secilëve do të prekin magjinë e Netëve Live!

Gjithçka starton mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, nën drejtimin e moderatores Dojna Mema!