Shkrim publikuar nga Blitz.al

Mbrëmjen e djeshme në Top Channel ka nisur etapa e fundit dhe më e rëndësishmja e formatit “The Voice Kids”, netët live.

Të gjithë konkurrentët do të performojnë live të shoqëruar nga orkestra këngë të cilat i kanë punuar gjatë javës me ndihmën e trajnerëve të tyre. Të gjithë ishin të emocionuar mbrëmjen e djeshme, jo vetëm konkurrentët por edhe vetë trajnerët të cilët e thoshin me krenari se në skuadrat e tyre kishin zëra shumë të mirë.

Ama syri i keq ka ndjekur këngëtaren Eneda Tarifa.  Eneda ishte në ankth për performancën e të gjithë konkurrentëve dhe përjetoi emocione më të forta.

Pas performancës se Denisit, të vetmit djalë në skuadrën e saj, Eneda u ngrit për ta përqafuar por u rrëzua në skenë para se t’i afrohej. Padiskutim që ky ishte një moment i sikletshëm për të ama ajo diti ta superojë shumë mirë. Kjo aspak nuk ia uli entuziazmin dhe shkëlqimin Enedës dhe konkurrentëve të saj./Blitz.al/