“The Voice” është një nga formatet më interesante të televizioneve shqiptare dhe sigurisht që disa prej këngëtarëve më të mirë të momentit janë lançuar pikërisht nga ky spektakël.

Megjithatë këtë herë që formati është bërë posaçërisht për fëmijët, duket se ka pasur më shumë sukses. Mbrëmjen e djeshme kanë qenë konkurrentët e skuadrës së Miriamit ata të cilët kanë konkurruar përgjatë gjithë natës dhe një prej konkurrenteve më speciale është Danjela e cila mori zemrën e publikut me historinë e saj. Danjela është një vajzë e cila jeton në një nga fshatet e Kukësit dhe ka ardhur në Voice për t’u kënaqur. Kaq ka mjaftuar që të marri vëmendjen e të gjithve.

Gjatë performancës së saj dje, Ledion Liço e pyet: “Danjela, si ndihesh që ia ke kaluar edhe performancës së Encës në Voice me klikime?”, ndërkohë Danjela e turpshme si gjithmonë nuk ktheu përgjigje, thjesht buzëqeshi.

Me një kërkim në Youtube vumë re se Danjela ka arritur të ketë 1 milion e 100 mijë klikime ndërkohë që performanca e Encës përpara disa vitesh ka diku më shumë se 800 mijë. /Blitz.al/