Të premten e kaluar “The Voice Kids” u finalizua me fitoren e Denisit të vogël, talentit të këtij viti i cili ishte pjesë e skuadrës Miriam.

Por ndonëse të gjithë menduam se të premten e kaluar gjithçka përfundoi duke qenë se edhe vetë moderatori Ledion Liço tregoi në fund se gjithë këtë eksperiencë të veçantë ia dedikonte Sarës, bashkëshortes së tij dhe Londonit, të birit, “The Voice Kids” do të vijë me një tjetër episod këtë të premte.

“Epilogu i The Voice Kids” – ka shkruar Ledioni në Instastory duke na treguar edhe pamjen që do të ketë studio e ngritur posaçërisht për këtë të premte ku do të zhvillohet një post-Voice Kids.

Nuk e dimë saktësisht nëse do të këndohet apo do të bisedohet në këtë program të fundit, por nga skenografia na do mendja se do t’i jepet focus diskutimit më tepër se sa këngës.

Mbetet tani vetëm për tu parë se çfarë stafi i “The Voice Kids” kanë menduar për episodin final të një spektakli të suksesshëm të këtij sezoni. /Blitz.al/