Flori Gjini

V-Reporter

Edhe pse i diplomuar për IT, Flori Gjini ka një lidhje shumë të fortë me artin dhe televizionin.

Një ndër figurat më të dashura të ekranit së fundmi, ka nisur përvojën e tij të parë si prezantues në një emision radiofonik kur ishte vetëm 9-vjeç. Që nga ai moment Flori u shndërrua në zërin më të dashur të fëmijëve për kohën.

Aktualisht , vazhdon t’i qëndrojë besnik “dashurisë së parë” , duke moderuar emisionin e mëngjesit në një prej radiove më të rëndësishme në vend.

Projektet e tij artistike e bënë të njohur edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. “Tirana Si’xhade” dhe “Kruja Si’xhade”, të vlerësuara edhe nga media prestigjose ndërkombëtare, janë më të përfolurat edhe në ditët e sotme.

Për here të parë, ai u shfaq në ekranin e Top Channel si moderator i emisionit “Pushime On Top”. Aktualisht Flori ka rubrikën e tij që mban emrin “Escape” , në programin “E Diell”.

Në edicionin e tretë të spektaklit , Flori ka marrë përsipër detyrën e “V-Reporter”. Ai do të ndajë me publikun emocionet e të gjithë fëmijëve dhe do jetë gjithmonë interaktiv për t’ju sjellë të rejat e fundit.