Gent Myftaraj

Vocal Coach

Gent Myftaraj është muzikant, kompozitor dhe tekstshkrues i njohur në vend. Autor i disa këngëve të kthyera në hit dhe pjesë e grupeve të para shqiptare si kitarrist. Në moshën 16-vjeçare bëhet pjesëtar i grupit Arb, një prej më të famshmëve të kohës, me solist Redon Makashin. Në vitin 1994, Arb-ët u kurorëzuan me çmimin ‘Grupi më i mirë’ në Festivalin e 33-të, të RTSH-së me këngën ‘Dikur luaja me ndjenjën e saj’, ku ai firmosi orkestrimin e tij të parë. Që nga viti 2007 ka bashkëpunuar dhe në të njëjtën kohë ka prodhuar artistë dhe grupe që sot janë shumë të suksesshëm. Gjithashtu, Genti është fitues i disa çmimeve të rëndësishme në garat më të njohura në Shqipëri.

Genti iu bashkua sezonin e kaluar ‘The Voice 6’ si një Vocal Coach shumë i sukseshëm. Ai rikthehet këtë sezon për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’.