Nata finale e Betejave u hap nga skuadra e trajneres Miriam Cani. Gabrieli, Desila dhe Stina u përballën në ringun e betejave me këngën ‘River Deep Mountain High’. Ajo që karakterizoi këtë sfidë ishte mungesa e frymës së betejës.

Të tre konkurrentët kënduan si një trup i vetëm dhe ashtu siç tha dhe Miriami gjatë gjithë kohës ata kishin bashkëpunuar me një frymë të bukur skuadre, duke mos e ndjerë aspak Betejën dhe atë që ajo përfaqësonte. E përzgjedhura e Miriamit në këtë betejë ishte Stina, e cila kalon kështu në Netët Live.