Rrugëtimi i Mejbës në ‘The Voice Kids’ nisi në një mënyrë të suksesshme duke bërë të treja karriget e trajnerëve të ktheheshin për të. Interpretimi i saj premtoi shumë, arsye pse trajnerët luftuan fort që ta kishin në skuadrën e tyre. Ajo zgjodhi trajneren Eneda Tarifa duke u bërë kështu pjesë e skuadrës së saj.

Në Beteja Mejba ishte përballë Natalisë dhe Alinës. Treshja këndoi këngën Fame. Në fund të interpretimit të tyre trajnerja dha vlerësimin për secilën nga vajzat duke vënë në dukje përmirësimet që nga prova e parë dhe mënyrën sesi arritën ato ta përvetësojnë dhe përçojnë këngën. Fituese e garës u shpall Mejba, që sipas trajneres ka një cilësi që nuk duhet t’i mungojë asnjë artisti.

Qëndrueshmëria e Mejbës që nga Audicionet e Fshehura e më tej në Beteja ishte elementi që e ndihmoi atë të dilte dhe njëherë fitimtare.