Sonte nisi rrugëtimi emocionues i sezonit të tretë të “The Voice Kids”. Mes qindra konkurrentësh vetëm më të mirët do të shkelin në skenën e Audicioneve të Fshehura.

Gara sapo ka filluar dhe trajnerët janë gati të rrëmbejnë në skuadrat e tyre zërat më të mirë. Ashtu si sezonin e kaluar, “The Voice Kids” ka rezevuar edhe një surprizë për fituesin e këtij edicioni.

Për konkurrentin që do të triumfojë, shkolla “Woodrow Willson” dhuron një bursë të plotë studimi. Ky çmim ofrohet jo vetëm për të mbështetur më të mirin por edhe për t’i dhënë fituesit një edukim dinjitoz me standarte europiane.