Treshja e dytë e Eneda Tarifës që u përballën në Beteja natën e parë të tyre, ishte Mejba, Natalia dhe Alina. Ato kënduan këngën “Fame”.

Renis Gjoka u shpreh se dhe pse kënga ishte shumë e vështirë, vajzat e përballuan me sukses. Trajnerja e Eneda tha se Alina arriti t’i jepte këngës një ngjyrim personal. Gjithashtu, ajo u shpreh se Natalia ia ka dalë më së miri të interpretojë denjësisht këtë këngë pavarësisht se ishte skeptike, pasi në prova Natalia ishte më e tërhequr.

Eneda zgjodhi të vazhdojë garën me Mejbën, pasi për të qëndrueshmëria e Mejbës është një karakteristikë që çdo këngëtar duhet të ketë.