Audicionet e Fshehura të ‘The Voice Kids’ kanë filluar prej 3 javësh në Top Channel dhe siç reflektohet në mediat sociale duket se publiku e ka pritur me dashuri këtë sezon.

Çdo të premte spektakli sjell talente që tejkalojnë moshën e tyre të vogël. Fëmijë që këndojnë këngët e idhujve të tyre po aq mirë sa ata. Zëra të mahnitshëm që shpeshherë lënë trajnerët të mrekulluar. Por ka ende për t’u zbuluar. Surprizat do të vazhdojnë edhe për tre javët në vijim. Mbrëmja e nesërme do të jetë e mbushur me personazhe të dashur të publikut, të cilët pa u kursyer do të japin mbështetjen e tyre për artistët në garë.

Por për çfarë mund të kenë ardhur në ‘The Voice Kids’, Fatmir Koçi regjisor i filmit ‘Tirana viti 0’, një prej sukseseve ndërkombëtare të filmit shqiptar, Dritan Shakohoxha një nga komentatorët më të njohur në vend, Jahmir Hyka, qendërsulmuesi që e krahasojnë me Mesin e kombëtares dhe Renada Caci (Luzja) akore e programit ‘Portokalli’?! ‘The Voice Kids’ do t’ju surprizojë si asnjëherë më parë. Na ndiqni nesër!