Mbrëmjen e kaluar në skenën magjike të “The Voice Kids” u ngjitën të tjerë artistë të vegjël që tërhoqën vëmendjen e publikut dhe rrëmbyen zemrat e trajnerëve.

Natën e tretë të Audicioneve të Fshehura skuadra Gjoka e mbylli me plot 5 konkurrente të reja; Kristel ,Entela, Feride, Era dhe Isea. Deri tani dyshja Renis dhe Aleksandër Gjoka kanë 11 artistë në skuadrën e tyre dhe 7 vende të lira për të tjerë fëmijë që priten të konkurrojnë.

Miriam Cani gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar rrëmbeu 2 talente të vegjël, Neartin dhe Enkelën. Deri tani ajo ka 8 konkurrentë në skuadrën e saj dhe 10 vende të lira që do të plotësohen në mbrëmjet që vijojnë.

Arilena Ara pas një lufte të madhe me trajnerët e tjerë arriti të marrë në skuadrën e saj Irisin dhe Gledisin. Ajo në skuadrën e saj momentalisht ka 8 artistë të vegjël dhe 10 vende të lira për konkurrentët që do të shfaqen në javët e ardhshme.

Kanë mbetur edhe 3 javë nga Audicionet e Fshehura dhe takimi i radhës është të premten e ardhshme në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.