Danjela fitoi zemrat e publikut, pas suksesit të saj në Audicionet e Fshehura. Me një zë të ëmbël e të kthjellët ajo arriti të bënte të tre trajnerët të ktheheshin për të. Video e Audicioneve të Fshehura të saj mban rekord për numrin më të madh të klikimeve në historinë e ‘The Voice of Albania’.

Në Beteja Danjela ishte përballë Siborës dhe Jasminës. Tre artistet interpretuan këngën ‘Chandelier’. Interpretimi i saktë bëri që Danjela të fitonte një vend në fazën tjetër të garës.

Sonte, ajo erdhi si një princeshë në petkun e Pokahontas, për të kënduar një nga këngët më të bukura në vite në historinë e Disney-t ‘Colors of the Wind’. Ajo dhuron kështu një nga versionet më të ëmbla të kësaj kënge.