Danjela është një nga konkurrentet e ‘The Voice Kids’ që ka rrëmbyer zemrat e publikut, jo vetëm me zërin e saj të veçantë, por dhe me ëmbëlsinë dhe karakterin. Video e konkurrimit të Danjelës në Audicionet e Fshehura ka 1,004,561 klikime në YouTube, duke konkurruar shumë këngëtarë të tjerë profesionistë. Prishtmëritë për Danjelën ishin të larta duke patur si krahasim pikërisht audicionin e saj ku ajo shkëlqeu. Të treja skuadrat do të donin ta kishin pjesë të tyre, por Danjela zgjodhi të ishte pjesë e skuadrës së Miriam Canit.

Miriami e vendosi Danjelën në Beteja përballë Siborës dhe Jasminës. Vajzat kënduan këngën ‘Chandelier’ duke dhuruar një performancë të mrekullueshme ku zërat e tyre ishin në harmoni perfekte me njëri-tjetrin. Danjela ia doli të dilte fitimtare në Beteja për të vazhduar rrugëtimin e saj në ‘The Voice Kids’. Me shumë dëshirë për të vazhduar më tej këtë ëndërr ajo mundi të transmetonte shumë emocion gjatë këngës, që i siguroi kështu biletën për Netët Live.