Trajnerja Eneda Tarifa, vendosi në ringun e Betejave përballë njëri-tjetrit Denis P., Nisean dhe Megin. Jo të gjithë e njihnin këtë këngë. Megi u shpreh se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë më parë  e megjithatë ajo mendon se kjo ishte skuadra më e mirë e Enedës.

Të njëjtën gjë shprehu dhe trajnerja, e cila përpara garës u shpreh se sido që të shkonte gara, ajo do të humbiste dy zëra shumë të mirë. Performanca e tyre ishte pothuajse perfekte. Zërat të kombinuar në një mënyrë të përkryer, plotësues të njëri-tjetrit. Trajnerja Miriam Cani dhe dhe Trajnerët Gjoka u shprehën se nuk do të donin të gjendeshin në vendin e Enedës, pasi vendimi që ajo do të duhej të merrte nuk ishte një vendim i lehtë, duke parë talentin e të treve. Megjithatë ajo vendosi t’i japë një mundësi Denisit për të shkuar në Netët live.