Denisi, një artist i kompletuar, balerin dhe këngëtar erdhi në ‘The Voice Kids’ enkas nga Italia për të bërë të njohur talentin e tij në vendin e origjinës.

Kënga me të cilën ai u prezantua në Audicionet e Fshehura ishte ‘Warrior’. Performanca e tij ishte emocionuese dhe bëri që trajnerët të ‘luftonin’ për ta patur në skuadrën e tyre. Zgjedhja e Denisit ishte trajnerja Miriam Cani.

Denisi pati po aq sukses dhe me performancën e tij në Beteja përballë Ermës dhe Anjës. Të tre artistët dhuruan një performancë të mrekullueshme që vendosi në vështirësi trajneren për të bërë zgjedhjen e saj. Denisi u përzgjodh për të vazhduar konkurrimin e tij me Netët Live.

Këtë natë, dedikuar këngëve Disney, Denisi performoi këngën ‘Somebody to love’ nga Happy Feet. Performanca e tij ishte super energjike dhe me një finale që tregonte edhe njëherë zërin e tij potent.