Fituesi i edicionit të dytë të ‘The Voice Kids Albania’ është Denisi.

Rrugëtimi i tij nisi në momentin që në ‘Audicionet e Fshehura’ iu kthyen trajnerët dhe zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së trajneres Miriam Cani.

Fitorja e tij në ‘Beteja’ kundër Anjës dhe Ermës dhe vendimi i trajneres për t’i ruajtur një vend në ‘Netët Live’, e bëri artistin e vogël të kapërcente javë pas jave vështirësitë e garës duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si ‘Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë’.

Denisi është artisti, i cili me mbështetjen e publikut, ia doli të rrëmbente trofeun e madh të ‘The Voice Kids Albania’.