Spektakli më i suksesshëm i talenteve rikthehet sërish këtë sezon në ekranin e Top Channel për të emocionuar të mëdhenj e të vegjël.
Risitë nuk do të mungojnë as në këtë edicion të tretë të “The Voice Kids”  i cili sjell në rolin e prezantueses  një nga figurat më interesante të ekranit, Dojna Memën. Moderatorja e programeve rinore në Top Channel, ka qenë pjesë e këtij spektakli më herët në rolin e V Reporter. Dojna, është gati këtë edicion të shkelë skenën e madhe për te dhuruar sëbashku me konkurrentët e vegjël argëtim dhe emocionet që vetëm “The Voice Kids” di të dhurojë.