Me një të kaluar si pianiste dhe e diplomuar në “Regji Filmi” Dojna Mema është një prej moderatoreve më energjike në ekran.

Karriera e saj nis në vitin 2012 kur bëhet pjesë e stafit të Top Albania Radio, në emisione si “Live From Tirana”, “Disco Lancio”, “Versus”. E ndërsa në televizion debuton në vitin 2013, kur prezanton emisionin e saj të parë muzikor në “My Music” – Digitalb dhe kulmon dy vite më pas me moderimin e “Top Fest 12” krah Ledion Liços. Që prej shtatorit të 2017-ës, Dojna Mema prezanton emisionin që erdhi si risi e programacionit të Top Channel “Pop Culture”.

Dojna ka qenë prezent në “The Voice of Albania” 6, si opinioniste në “V-Room”, ndërsa këtë vit ajo vjen të përjetojë një rol të ri, atë të V-Room Reporter, duke iu bashkuar kështu stafit të “The Voice Kids”.