Në mbrëmjen e dytë live të spektaklit, artistët e skuadrës Gjoka përveçse shkëlqyen në performancat individuale, befasuan edhe ne duet.

Dueti i parë ishte ai mes Alisjas dhe Iseas, dy vajzave me energji të pafundme. Ato e shijuan skenën maksimalisht duke kënduar e kërcyer. Publiku i pranishëm në salle e trajnerët u argëtuan së bashku me to nën ritmin e këngës “Girls just want to have fun”.

Sara dhe Lolita erdhën me një material muzikor në shqip. “Nuk e harroj” nga Irma dhe Eranda Libohova, është kënga e cila u përballua me profesionalizëm nga artistet tona në duet. Pa dyshim kjo këngë dhe interpretimi i vajzave do të mbeten gjatë në memorien e teleshikuesëve.

Dueti i fundit, por jo nga rëndësia ishte ai i Kejvit dhe Alteas. Interpretimi i dyshes në skenën e “The Voice Kids” ishte fantastik! Kënga “Felicità” u prit mjaft mirë nga të gjithë dhe u shoqërua me shumë komente pozitive në platformat tona sociale zyrtare.

Surprizat e spektaklit nuk kanë mbaruar ende prandaj mos largoni nga ekrani i Top Channel.