Edicioni i ‘The Voice Kids’ nis me një risi, madje me dy risi në një!
Karrigia e kuqe dyfishohet për të dyfishuar kështu edhe emocionet, entuziazmin, dhe magjinë e spektaklit.
Matematika do t’i tejkalojë kufijtë e ekzaktes ku 1+1 nuk bëjnë detyrimisht dy. Do të jetë padyshim një garë interesante midis trajnerëve, këtë herë për të rrëmbyer në skuadrat e tyre më të mirët.
A janë dy karrige më mirë se një? Ç’mendoni se do të ndodhë ? Kush do t’i bashkohet skuadrës së trajnerëve pas Miriam Canit dhe Eneda Tarifës?
Presim me dyfish kuriozitet të njohim kush do ta shtypë butonin!