Edicioni i ‘The Voice Kids’ nis me një risi, madje me dy risi në një!

Karrigia e kuqe dyfishohet për të dyfishuar kështu edhe emocionet, entuziazmin, dhe magjinë e spektaklit.

Matematika do t’i tejkalojë  kufijtë e ekzaktes ku 1+1 nuk bëjnë detyrimisht dy. Do të jetë padyshim një garë interesante midis trajnerëve, këtë herë për të rrëmbyer në skuadrat e tyre më të mirët.

A janë dy karrige më mirë se një? Ç’mendoni se do të ndodhë ? Kush do t’i bashkohet skuadrës së trajnerëve pas Miriam Canit dhe Eneda Tarifës?

Presim me dyfish kuriozitet të njohim kush do ta shtypë butonin!