Eixhner, u bë pjesë e skuadrës Eneda pasi performoi në Audicionet e Fshehura këngën ‘Mercy’.

Në Beteja ajo u përball me Zhaklinën dhe Alisën me këngën ‘Rockbaby’ dhe u përzgjodh nga trajnerja Eneda për të shkuar në Netët Live.

Një tjetër këngë shumë e njohur e muzikës së lehtë shqiptare na erdhi nga Eixhner. Ajo këndoi hitin ‘Dhe zemra ndal’ të këngëtares Elvana Gjata, duke i dhuruar publikut një performancë të mrekullueshme.