Nata Finale pritet të jetë një shpërthim zërash që na kanë emocionuar prej muajsh tashmë në skenën e ‘The Voice Kids’.

E ftuar për të performuar në këtë natë kaq të rëndësishme, siç është nata Finale është Elvana Gjata, e cila është ngjitur sot në skenë në provat gjenerale të spektaklit.

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut të rritur, por edhe të fëmijëve të cilët edhe në ‘The Voice Kids’ kanë kënduar këngët e saj.