Vocal Coach-ët kanë mbetur të kënaqur nga zërat që kanë zbuluar, por ky rrugëtim vetëm sa ka nisur në Tiranë.

Misioni i ‘The Voice Kids’ për të gjetur zërin më të mirë për fëmijë do të vazhdojë ditët që do të vijnë, në qytete të tjera në Shqipëri si dhe në Prishtinë, në datat që ne kemi publikuar disa ditë me radhë në mediat sociale. Por edhe audicionet e Tiranës do të rikthehen në datën 14 Tetor. Në këtë mënyrë, fëmjët apo prindërit që nuk janë informuar në kohë për datat, ose e kanë pasur të pamundur paraqitjen këto dy ditë, do të kenë një shans të dytë.

Puna me fëmijët është e jashtëzakonshme. Ata përveç zërit të tyre sjellin edhe dashuri dhe ta bëjnë gjithçka edhe më të thjeshtë.