Në natën e tretë të spektaklit, trajnerja Eneda Tarifa pasuroi skuadrën e saj me të tjerë vogëlushë të talentuar.

Një prej tyre ishte edhe Xhemi, e cila erdhi në konkurrim pikërisht me një këngë të vet trajneres, hitin ‘Me veten’. Xhemi bëhet pjesë e skuadrës së Enedës duke marrë kështu një vlerësim pozitiv nga trajnerja, e cila ishte e vetmja që ktheu karrigen për artisten e vogël nga Pogradeci. Xhemi erdhi në ‘The Voice Kids’ e vendosur për të patur sukses, pavarësisht fjalëve të nënës së saj për ta bindur mos të merrte pjesë, pasi askush nuk do të kthehej për të. Siguria dhe vendosmëria e Xhemit, një cilësi për t’u admiruar.