Një treshe dinamike ajo e Enxhit, Sidorelës dhe Teas që u ngjitën në ringun e Betejave me këngën ‘Dangerous’. Fitimtare nga kjo betejë doli Enxhi, e cila përpos performancës së shkëlqyer në skenë shfaqi dhe shumë vetëbesim përpara se të niste Betejën.

Enxhi është një vajzë energjike, e talentuar dhe e fokusuar në ato që do të arrijë. Trajnerët Aleksandër dhe Renis Gjoka zgjodhën të shkojnë në Netët Live me Enxhin, duke parë tek ajo karakteristika që e bënin të përzgjedhurën kryesore. Enxhi dhe muzika kanë kohë që udhëtojnë bashkë.

Ajo studion violinë prej disa vitesh dhe me siguri ëndrrat e saj sapo kanë nisur të realizohen. ‘The Voice Kids’ për Enxhin është prova e parë që i duhej për të njohur aftësitë e saj dhe të tregonte talentin.