Kënga ‘Good Luck’ me të cilën Enxhi mori pjesë në Audicionet e Fshehura duket se i solli vërtet fat, pasi me këtë interpretim ajo u kualifikua për fazat e mëtejshme të spektaklit. Ajo zgjodhi Skuadrën Gjoka për të nisur garën e vërtetë.

Në Beteja Enxhi ishte përballë Sidorelës dhe Teas. Artistet kënduan këngën ‘Dangerous’ duke sjellë një atmosferë super energjike në ringun e betejave. Ajo që u vlerësua si më e mira në këtë interpretim ishte Enxhi.

Në natën e dytë Live ajo doli në skenë për të performuar një tjetër këngë energjike, ‘Try’, të këngëtares Pink. Edhe këtë herë Enxhi tregoi se arrin më së miri të falë emocione të forta.