Emocionet e një gare të fortë, lot gëzimi dhe trishtimi. Ndjesi nga më të ndryshmet në skenën më të rëndësishme të talenteve. Situata të këndshme dhe situata të vështira.

I gjithë rrugëtimi i ‘The Voice Kids’, që nga faza e audicioneve në të gjithë Shqipërinë, do të përcilllet ditën e premte në Top Channel. Epilogu i të gjithë spektaklit, me pjesët më të bukura para dhe pas kuintave. Trajnerët do të rrëfejnë gjëra që nuk i kanë thënë kurrë më parë.

Një vështrim nga produksioni, i cili do të zbulojë disa sekrete të ‘The Voice Kids’ dhe shumë dëfrim, të premten, ora 21:00.